Mbrojtësi brazilian shqetëson Ancelottin, ja si paraqitet gjendja e të dëmtuarve

Reali i Madridit ka konfirmuar se Eder Militao ka pësuar një dëmtim muskulor në kuadricepsin e këmbës së majtë dhe se prania e tij në ndeshjet e ardhshme do të varet nga evolucioni i tij.

Nuk është një lëndim i rëndë dhe objektivi është që ai të jetë gati për ndeshjen e 19 tetorit, ndaj Celtas, por gjithçka do të varet nga ndjesitë që lojtari ka në stërvitje.

Militao u dëmtua në ndeshjen e fundit në La liga, kundër Villarrealit, dhe rezultoi i dëmtuar nga testet e kryera në Brazil. Edhe në Madrid është konfirmuar ky problem i vogël që do ta mbajë vetëm pak ditë larg grupit.

Objektivi i stafit të Realit është që Militao të jetë gati pas ndeshjes së “Balaídos”, në “Santiago Bernabeu” kundër Dortmundit dhe Barçës.

Dy ndeshje thelbësore për kualifikimin në Champions League dhe ecurinë në LaLiga.

Real Madridi shpreson të zbrazë infermierinë gjatë kësaj pauze, ndonëse ka ende shumë lojtarë në dyshim për përballjen me Celtan.

Courtois po riaftësohet dhe shpreson të jetë i gatshëm për Celtan, megjithëse prania e tij nuk është ende e garantuar.

Vinicius vazhdon me punën e tij specifike dhe nuk përjashtohet prania e tij në “Balaidos”. Edhe Lunin po shërohet nga gastroenteriti dhe për dy-tri ditë duhet të jetë njëqind për qind. Brahimi po respekton afatet dhe po transmeton sinjale pozitive, por nuk pritet të luajë në Vigo.