Deschamps tallet me Thuram për shkak të veshjes, përgjigjja e sulmuesit të Interit krijon të qeshura

 

Të hënën, Didier Deschamps priti në Clairefontaine lojtarët e kombëtares së Francës të ftuar për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Izraelit dhe Belgjikës dhe trajneri i ‘Gjelave’ bëri shaka me disa prej lojtarëve për veshjet e tyre.

Sulmuesi i Interit, Marcus Thuram, nuk e kuptoi aspak humorin e tij pasi Deschamps e pa atë duke ardhur me një xhaketë lëkure Louis Vuitton, e cila duket paksa si një kostum motorik.

“Ti ishe në pistën e Monzas dje, apo jo?”, ishte shakaja e Deschamps drejtuar Thuramit.

Megjithatë, Thurami nuk e kuptoi shakanë e trajnerit dhe u përgjigj seriozisht.

“Jo, ne luajtëm në shtëpi të shtunën”, tha sulmuesi i Interit, pas së cilës Deschamps e përkëdheli mbi supe për të qeshur.

Franca do të luajë ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Izraelit dhe Belgjikës më 10 dhe 14 tetor.