Rama përpiqet të bëjë batuta, kryebashkiaku i PD ia plas në fytyrë: Kam një vit e gjysmë që nuk gjej asnjë lloj mundësie, 0 investim në...

Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme kryebashkiakët në kryeministri dhe është munduar si për herë të bëjë batuta me drejtuesit lokatë të opozitës.

Duke qenë se mëndjen e kishte te protesta e opozitës dhe frika që e ka kapluar që mbrëmë, Rama ka ngatërruar bashkinë e Pukës me atë të Fushë Arrëzit dhe është munduar të dalë nga kjo gjë me batuta bajate siç bën gjithmonë.

Por ndërkohë që është përpjekur të miklojë kryebashkiakun demokrat të Pukës, ky u fundit ia ka plasur copë Ramë në sy mungesën e financimit nga qeveria të bashkisë që ai drejton, duke evidentuar kështu edhe diskriminimin që kreu i Rilindjes i bën çdo qytetari të Pukës për shkak se kanë votuar kundër tij.

Në një moment ai ka pyetur: "Bashkia e Fushë Arrëzit ka ardh? Pse unë gjithmonë mendoj se ti je i Pukës?!", tha Rama, duke pritur që fjalën ta merrte Hilë Curri, por në fakt ai që e kishte radhën për të shprehur shqetësimet e njësisë që drejton ishte Rrok Dodaj.

Batutat në takimin në Kryeministri, mes Ramës dhe Rrok Dodaj:

Rrok Dodaj: Përshëndetje zoti Kryeministër, unë jam kryetari i Bashkisë Pukë

Edi Rama: E di mo e di

Rrok Dodaj: Gjithmonë me Hilën e Fushë Arrëzit, meqë Puka është një por ne jemi të ndarë në dy bashki, ky mundohet me e ba Fushë Arrëzin qendër. Por kuptohet, ka ngel ajo e vjetra, Puka është e madhe, edhe të ndahet në 50 bashki, një ngelet.

Edi Rama: Nëse do ta hapi Hila këtë temë me ndonjë tentativë për referendum, unë me ça lidhjesh kam atje, do të them Fushë Arrëzi, por duhet me shpall Hilën kryetar të përjetshëm, se po iku Hila dhe erdhi tjetri, do duket Fushë Arrëzi si xhep fallco.

Rrok Dodaj: Patjetër, patjetër unë nuk jam xheloz. Unë ju falenderoj. Gjithë ky proces që u bë që në fillim edhe me ministrin e Shtetit, rezulton në fund se ishte diçka pozitive. Jo vetëm për pagat, por edhe mënyrën sesi u qas me legealizimet, me ato planet e menaxhimit, me këtë portalin e bashkëqeverisjes që është një vlerë për ne, banorët dhe problematikat.

Unë me të vërtetë jam një vit e gjysmë në mandat si kryebashkiak, jam ndër bashkitë që konkuroj me projekte të domosdoshme sepse është detyra jonë me i shërby çdo qytetari. Kam një vit e gjysmë që nuk gjej asnjë lloj mundësie, 0 investim në Bashkinë e Pukës.

Edi Rama: Je i sigurt?

Rrok Dodaj: Shumë i sigurt.