Si po trajtohet Diddy në burg? Zbulohen detaje nga qëndrimi pas hekurave

Edhe pse Sean “Diddy” Combs u arrestua dhe u burgos me akuzat për trafik seksual, abuzim dhe përdhunim, ai ende duket se po shkakton frikë, sikurse thotë një burim anonim për revistën People.

“Ai është shumë i fortë. Të gjithë kishin frikë të dilnin kundër tij. Edhe tani, pas hekurave, ai mbetet i fortë. Të gjithë e dinim atë në atë kohë” tha ai, duke shtuar: “Të gjithë ia atribuonin obsesionin e tij për kontroll gjenialitetit të tij krijues.”

 

I njëjti burim anonim shtoi se ai është “tepër inteligjent. Ai njeh shumë njerëz dhe ka ndihmuar shumë – dhe shumë ia kanë borxh dhe ai e di këtë. Ai është i aftë për shumë – shumë më tepër nga sa mund ta imagjinojë kushdo, edhe sot.’

Ndër viktimat e tij të supozuara është Ally Carter. Pasi kaloi një fëmijëri traumatike, sot ajo akuzon Shërbimet e Mbrojtjes së Fëmijëve të Qarkut Riverside se janë përgjegjëse për përfshirjen e saj në një rrjet prostitucioni të fëmijëve

Gjatë një periudhe, siç thotë ajo në një nga videot që qarkullojnë në internet, ka takuar një burrë, “Keith”, me të cilin ka pasur një lidhje të shkurtër për disa javë. Derisa një ditë, e pushtuar nga dyshimet se partneri i saj nuk ishte ai që dukej, ajo kontrolloi portofolin e tij dhe gjeti ID të ndryshme false me emra të ndryshëm. Kur e kapi duke kaluar vetë gjërat e tij, “më goditi, më theu brinjët dhe më dërgoi në spital. Më tha, tani ti më përket mua. Unë bëra atë që më tha‘.

Kjo u pasua nga pjesëmarrja e saj në festa të ndryshme orgjish me personazhe të famshëm, nga Muzeu Getty në Los Anxhelos te Pallati Buckingham dhe bazat ushtarake.