Sekuestrohen mbi 14 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë, procedohet 54-vjeçari

Një 54-vjeçar është proceduar penalisht në Kakavijë, pasi tentoi të dilte nga Shqipëria me 14 500 euro të cilat nuk i deklaroi. Pas kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi euro e padeklaruara.

“Nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin R. H., 54 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove”, njofton Policia. 

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.