Gjekmarkaj takohet me zyrtarin e CDU-së: I shpreha shqetësimin për arrestimin e Berishës e Salianjit

Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj është takuar ditën e sotme me me Dr. Gerhard Wahlers, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i KAS (Fondacioni Konrad Adenhauer pranë CDU-gjermane).

Ai shprehet se gjatë këtij takimi, i ka shprehur konsideratën për ndihmën që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj të vështirë drejt demokracisë dhe Evropës! Po ashtu thotë se i ka treguar edhe në lidhje me situatën politike të PD dhe arrestimin e Sali Berishës dhe Ervin Salianjit.

“Personalitetit të lartë i shpreha gjithë shqetësimin tim, të PD-së dhe të shumëkujt në vendin tonë për rrezikun që i kanoset demokracisë e pluralizmit me agresionin që synon zhbërjen e opozitës!

I shpjegova gjerësisht arrestin politik të Sali Berishes, Ervin Salianjit dhe të drejtuesve të tjerë të opozitës, mbi të cilët tunden prangat duke gjykuar “mëkatet” e tyre në skadencë elektorale si ndihme e pastër për Edi Ramën dhe pushtetin e tij!

Po kaq i shpreha vendosmërinë në emër të PD për të bërë çdo beteje demokratike pa ndalim në emër të ekzistences së pluralizmit, lirive dhe kundër rikthimit të burgosjeve politike!

Në Gjermani as mendja më fantazioze nuk do të imagjinonte gjithë lidershipin e opozitës në burg dhe opozitën me gojën, duart dhe këmbët e lidhura në zgjedhje! I kërkova mikut të shquar dhe Fondacionit KAS të bëhet si deri më tani zëri i PD në Gjermani dhe Europë duke u bërë të ditur miqve që para “simpative” zgjedhim ekzistencën, opozitarizmin, përballjen siç qe protesta e djeshme, qëndresën ndaj së keqes si sherbim ndaj Shqipërisë dhe vlerave europiane që KAS, institucion që mban emrin e themeluesit të Europës moderne Konrad Adenhauer, përfaqëson!

Po ashtu i kerkove shtimin e përfaqësuesve të KAS dhe CDU në monitorimin nga afër të ngjarjeve në Shqipëri! Burgosja e opozites dhe liderit e liderëve të saj e ka kthyer Shqipërinë në kohë të errëta, liria e tyrë e kthen tek e ardhmja!”, shkruan Gjekmarkaj.