Deputeti i Ramës bën cubin: Nuk i bën kush presion mazhorancës/ Vokshi: Mos bëni rrugaçin këtu, shkoni në PS

Është shoqëruar me debate të forta mbledhja e sotme në Komisionin Hetimor për shërbimet publike të Sterilizimit dhe të check-up në Shëndetësi.

Kur zv. kryetar Plarent Ndreca mori fjalën u urori kolegëve demokratë mirëseardhjen me ironi pas bojkotit disa ditor, dhe kjo u pasua me debate dhe ngritje tonesh.

Pjesë nga debati:

Plarent Ndreca: Mirëseerdhet se kishit disa ditë që mungonit.

Ina Zhupa: Po na përjashtove ti.

Albana Vokshi: E kishit bërë skenarin, është injorancë kjo e juaja, mos t’i drejtoheni opozitës që drejton komisionin.

Plarent Ndreca: Jeni për luftë për mirë është të qetësoheni, nëse doni të bëni rrugaçin në komision.

Voksh: Kujdes me fjalorin, si s’të vjen turp.

Ndreca: Boll se le nam, ti kupton shqip apo jo.

Vokshi: Mos provoko se ke kaq ditë.

Ndreca: Po ik se me presion s’të njof fare, ti të bësh presion maxhorancës, s’ka shans askush.

Vokshi: Nuk flet dot me fjalor rruge.

Ndreca: Është shqipe e pastër.

Vokshi: Na quani rrugaçe, shko thuaje te PS këtë. Ti nuk flet me këtë fjalor.

Ndreca: Zonjë nuk e ke pronë private këtë.

Vokshi: Ti nuk e merr më fjalën.

Ndreca: Nuk zgjidhet dhunë, o molotovi o kushtetuta.

(Do ta provosh dhunën ti, pse nuk erdhe dje në protestë ti cubi)-dëgjohet nga salla.

Vokshi: Ju kushtetutë keni fjalën e Edi Ramës, nuk keni.