Koka: Ervin Hoxha, ushtari i ri që ka vendosur Rama në Ministrinë e Brendshme! Protestuesit s’duhen dekurajuar, protestat të mos ndalen!

Gazetari Bledian Koka është shprehur se minsitri i ri i Brendshëm është thjesht një ushtar i verbër në duart e Ramës. Në një intervistë për emisionin Kafe Shqeto, në Syri Tv, Koka tha se përfaqësimi politik I ministrisë së Brendshme është në nivel zero, gjë që sipas tij u pa edhe në protestën kombëtare të opozitës mbrëmjen e 7 tetorit.

Sipas tij, është për t’u përgëzuar sjellja e protestuesve në krahasim me atë të policisë, për shkak se gjithë mllefin e akumuluar e shfaqën ndaj institucioneve dhe jo ndaj uniformave blu, siç u pretendua nga ministry Ervin Hoxha.

S’ka pasur ministri të brendshëm, ministri i ri është thjesht një ushtar i verbëer dhe dorë e zgjatur e kryeministrit Rama. Çfarë niveli 0 është përfaqësimi politik i vitedijes apo eksperiencës në propocionin aktual me vetveten ministri i brendshëm. Të presësh diçka nga ministrant e Ramës nga ajo që kemi parë në protestat e tjera, është e tepërt.

Këtë vizion e qasje kanë ndaj opozitës. Mund të themi të gjitha të zezat për mënyrën si u soll ministria. Duhet një bravo nga protestuesit që mllefin e treguan ndaj institucioneve dhe jo ndaj policisë. Reagimi i policisë me gaz dhe spraj djegës është i paparë dhe e patolerueshme. Këtë mentalitet përfaqëson policia.

Protesta është një maratonë që ka në finishin e saj një objektiv të rëndësishëm. Mbështetësit e opozitës s’duhet të dekurajohen. Duhet parë rrugëtimi i opozitës në 3 vitetet e fundit. Këta deputetë po sakrifikojënë edhe benefitetet që vijnë nga të qenurit deputet. Akti më i mirë që ka bërë opozita me djegien e karrigeve.

Është në rrugëtimin e  duhur mosbindja civile e opozitës. Çelësi është konsistenca e opozitës. Sot ka ndryshuar qasja. Ajo që duhet të kërlojmë nga opozita, është se cili është hapi i radhës. Duhet të ndërtohet një mënyrë proteste e vazhdueshme, me qëllim që protesta të vijojë gjatë gjithë kohës si një thikë që gdhend gurin, dhe duhet të sëjellë rezultat për opozitën.