Berisha publikon pamjet: Do e gjejmë narko-kriminelin me uniformë që dogji babanë e aktores së njohur

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, publikoi pamjet tronditëse kur policia hedh shishen molotov në drejtim të protestuesve, duke djegur babanë e aktores së njohur, Juli Emiri.

“Narko-krimineli me uniformë mori nga trotuari dhe i hodhi protestuesit shishen molotov që ta digjte të gjallë!

E bija e tij, artistja e njohur Juli Emiri i shuajti flakët që po e digjnin babain e saj, kurse krimineli, vrasës, gjakftohtë shuante me ujë flakët qe digjnin pllakat, por jo ato që po digjnin protestuesin!

Kriminel!

Kriminel, do të gjendesh se cili je!” shkruan Berisha.