VIDEO/ Çollaku: Protestë masive, qytetarët u bashkuan me opozitën

I ftuar në emisionin e mëngjesit 'Kafe Shqeto' në 'SYRI TV' për të diskutuar mbi protestën kombëtare të opozitës të zhvilluar mbrëmjen e djeshme ishte gazetari, Basir Çollaku.

Çollaku është shprehur se mbrëmë në krye të policëve për të mbarëvajtur protestën ishin zgjedhur mbështetësit më të flaktë të PS të cilët provokonin qytetarët dhe hidhnin gaz në mënyrë të pakontrolluar

"Ministri i Brendshëm nuk më ka suprimuar por vetëm ka lexuar deklaratën e gatshme. Zelli i tij i tepruar për të ju shitur shefit të madh për sakrificat që po bëjnë në mbrojtje të tij në këto orë alarmi dëshmojnë për një mungesë të theksuar të profesionalizimit.

Ai është mbështetësi i një drejtori të policisë që i është sekuestruar telefoni për lidhjet me krimin. Ata që janë të zotët janë nongrada në polici pasi drejtojnë kriminelët dhe ata nuk shkojnë të hedhin gaz ndaj qytetarëve por kanë zgjedhur militantën e thekur të pushtetit për tu sjellë agresivisht ndaj protestuesve.

Aty ishte një grup brenda kësaj strukture për të provokuar përplasje dhe ti mbivendosën protestës.

Protesta ishte masiv dhe qytetarët i janë përgjigjur ftesës së opozitës pasi hallet e tyre vetëm janë shtuar në këtë qeveri e cila është në pushtet prej vitesh."