‘Kampion Europe’/ Zogaj: Ishte e vështirë por ja dola

Në një intervistë ekskluzive për Syri TV, boksieri Shqiptarë Altin Zogaj, rrëfeu fitoren e 12 kupave të fituara pa asnjë dështim dhe emocionet e fitores së titullit “Kampion Europe” në boks.

Ai u shpreh se, kundërshtarin e kishte studiuar por në ndeshje ishte ndryshe.

"Nuk ishte e thjeshtë por si një njeri me gjak shqiptari dhe gjak luftarak ja dola."- u shpreh boksieri

Deklarata:

Ishte para 8 ditësh kur Federata ma caktoi si kundërshtarë, ishte një sfidë shumë e vështirë ishte boksier shumë i mirë. Më i fortë se e kam pritur, i papërshtatshëm por ja dola.

Kemi analizuar bashkë me ekipin dhe gjatë ksaj kohe kemi parë në youtube, por cdo kundërshtarë mundesh vetëm gjatë ndeshjes ta njohësh si lojtarë. Shumë më ndryshe mu duk gjatë ndeshjes, më i lëvizshëm por unë me zemër Shqiptare ja dola.

Ne shqiptarët sportin luftarak e kemi pasur për vete, njihemi si njerëz luftarak me breza.