Igli Tare: Ja lojtari i parë i rëndësishëm që bleva te Lazio

Ish-drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka folur në Konferencën e Futbollit të Palermos për tema të ndryshme dhe duke e nisur nga karriera e tij futbollistike ne Itali:

“Ishte ëndrra ime dhe e realizova në momentin e fundit, në një moshë të madhe për një futbollist, duke qenë se isha 27 vjeç. Atmosfera gjatë 3 viteve te Brescia ishte e pabesueshme, edhe sepse isha në gjendje të luaja me lojtarë që bënë histori të futbollit”.

Çfarë merrni me vete nga eksperienca juaj te Lazio dhe pse përfundoi? “Kam me vete shumë kujtime të bukura, 15 vite të paharrueshme, 18 nëse i shtojmë edhe ato si futbollistë. Ishin vite gëzimi dhe vuajtjeje, njoha këtë realitet që do të mbetet përgjithmonë brenda meje”. Zbulimi juaj më i madh te Lazio? “E kam thënë shumë herë. Gjithmonë mbetesh me lojtarin e parë që blen, i cili ishte Christian Brocchi.

Pastaj lojtari i parë i rëndësishëm që bleva ishte Hernanes nga San Paolo. Më pas gjithçka u bë zakon. Kalimi nga fusha në prapa tavolinë ishte bukur Përfundoi sepse ishte e drejtë, cikli kishte marrë fund, por kur idetë dhe rrugët ndahen, është e drejtë të bëj një hap prapa dhe të bëj vend për njerëz të rinj.”