Puthi dhe ngacmoi seksualisht adoleshenten, arrestohet 47-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 47-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke, pasi ka ngacmuar seksualisht një 18-vjeçare.

Mediat vendase shkruajnë se 18-vjeçarja po punonte në një kafene në zonën e Sykes, ku shqiptari i arrestuar, iu afruar dhe nisi ta puthte dhe ngacmonte.

Ngjarja është denoncuar nga vetë e reja. Pas marrjes së denoncimit, autoritetet greke arrestuar shqiptarin, i cili do të përballet me akuzat e ngacmimit seksual.