Mediat gjermane jehonë protestës kombëtare të opozitës

Njëjtë sikurse mediat e tjera më të mëdha amerikane dhe ndërkombëtare, edhe ato gjermane i kanë bërë jehonë protestës kombëtare të thirrur nga opozita pasditen e 7 tetorit në Tiranë.

Der Standard e nis artikullin e saj me titullin ‘Trazira të rënda gjatë protestave antiqeveritare në Shqipëri’, teksa i referohet dhunës dhe gazit lotsjellës të përdorur nga policia për të shpërndarë protestusit.

Trazira të rënda shpërthyen të martën në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Mijëra demonstrues të opozitës zhvilluan beteja në rrugë me policinë dhe hodhën kokteje molotov në ndërtesat qeveritare. Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Më shumë se 1000 policë ishin në detyrë.

Përleshjet shpërthyen jashtë zyrës së kryeministrit Edi Rama dhe selisë së Partisë Socialiste të tij, me demonstruesit që i vunë flakën një posteri të Ramës me kokteje molotov. Trazirat u përhapën edhe në zonën përballë Ministrisë së Brendshme dhe zyrës së kryebashkiakut të Tiranës, i cili gjithashtu i përket partisë në pushtet. Ka pasur konfrontime të tjera mes demonstruesve dhe forcave të sigurisë. Sipas policisë janë plagosur dhjetë policë.

Lideri i opozitës në arrest shtëpie

Demonstruesit akuzojnë Partinë Socialiste në pushtet të kryeministrit Rama për korrupsion, miqësi dhe përpjekje për të mbyllur gojën e opozitës. “Bashkohuni me ne, kjo është mosbindje civile,” tha protestuesi Erges Eskiu në një altoparlant. “Të gjithë majtas e djathtas, pensionistë dhe studentë, prindër, të gjithë ju kanë grabitur”. Ata protestuan edhe kundër arrestit shtëpiak të kreut të opozitës Sali Berisha, i cili akuzohet për korrupsion gjatë kohës që ishte kryeministër. Berisha mohon çdo keqbërje. Burgosja e politikanit opozitar, konsiderohet gjithashtu si i motivuar politikisht./ Der Standard.