Godina e PS në flakë, protestuesit e revoltuar e sulmojnë me molotov

Mijëra protestues të revoltuar kanë filluar lëvizjen nëpër rrugët e Tiranës duke vijuar me mosbindjen civile dhe bllokimin e qarkullimit të mjeteve në kryeqytet.

Në këto momente protestuesit kanë sulmuar me molotov godinën e selisë së PS, duke i nxjerrë flakën, asaj që është simboli i korrupsionit dhe grabitjes së të ardhmes dhe taksave të shqiptarëve.

Si kundërpërgjigje, policia e Ramës ka sulmuar protestuesit me gaz lotësjellës, në mënyrë që t'i shpërndajë.