Shembet gropa e minave në Zambie, dhjetë të vdekur dhe pesë të plagosur

Përpjekjet e ekipeve të shpëtimit janë duke u zhvilluar, pasi një gropë minash u shemb në distriktin Mumbwa të Zambisë, duke vrarë 10 persona e plagosur pesë, tha policia të hënën.

"Një numër i panjohur njerëzish shkuan për të kryer aktivitete minerare në gropë këtë mëngjes. Gjatë rrjedhës së aktiviteteve të tyre minerare, toka u shemb mbi ta," tha policia e Zambisë në një deklaratë.

Përpjekjet e shpëtimit ishin duke u zhvilluar për të shpëtuar minatorët, që besohet se ishin të bllokuar nën mbeturina.

"Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të ofruar ndihmë dhe për të siguruar një hetim të plotë," tha politikani lokal Collins Nzovu në një deklaratë./ Reuters.