Media e madhe amerikane pasqyron në kohë reale protestën e opozitës shqiptare: Konservatorët kërkojnë qeveri teknike

Opozita shqiptare zhvillon protestë antiqeveritare për të kërkuar qeveri teknike përpara zgjedhjeve, shkruan ‘Washington Post’ ndërkohë që protesta po zhvillohet në Tiranë

Raportimi:

Forcat opozitare në Shqipëri po zhvillojnë të hënën një protestë mbarëkombëtare në kryeqytetin e vendit duke kërkuar që qeveria të zëvendësohet nga një kabinet kujdestar teknokratik përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.

Opozita konservatore akuzon qeverinë e majtë për manipulim të votimeve të mëparshme dhe për uzurpim të pushteteve, përfshirë atë të gjyqësorit.

Partia Demokratike e ish-kryeministrit Sali Berisha po zhvillon protesta në Kuvend javën e fundit pasi një koleg i tyre u dënua për shpifje dhe u burgos, të cilin e cilësoi si të motivuar politikisht.