VIDEOLAJM/ Shënohet zjarri i parë në protestën kombëtare, digjet goma tek Presidenca

Protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike dhe opozita përpara Kryeministrisë ende nuk ka nisur, por ka shënuar edhe zjarrin e parë.

Nga pamjet e ardhura në redaksinë e SYRI-t, dallohet se si një gomë makine është djegur përpara Presidencës nga ana e protestuesve.

Policia ka ndërhyrë duke e fikur.

Kujtojmë se qytetarët do shprehin indinjatën e tyre ndaj keqqeverisjes 12 vjeçare të Edi Ramës duke kaluar në mosbindje civile masive. 

Mbështetësit e opozitës kanë filluar grumbullimin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe po ashtu para selisë së Partisë Demokratike dhe para Kryeministrisë.