VIDEO/ Me lot në sy, Andres Iniesta deklaron tërheqjen nga futbolli në moshën 40-vjeçare

Andres Iniesta është tërhequr nga futbolli. Ish-mesfushori legjendar ka postuar një video përmes rrjeteve sociale ku tregon se nesër është dhe “lamtumira” zyrtare.

“Loja vazhdon”, shkruan Iniesta, që me lot në sy shfaq dhe çfarë nënkupton futbolli për të. Te Barcelona dhe me kombëtaren e Spanjës shkëlqeu duke fituar gjithçka.

22 vite kaloi Iniesta duke dhënë kontributin e tij në nivelet më të larta të futbollit.

Gjatë kësaj kohe triumfoi 4 herë në Ligën e Kampioneve me Barçën, ndërsa spikati dhe me Spanjën ku fitoi 2 herë Europianin dhe 1 herë Kupën e Botës.

Iniesta është tashmë 40 vjeç. Data 8 është përzgjedhur nga ai për “lamtumirën”, pasi është dhe numri që mbante në fanellë.

https://streamin.one/v/83f6adf7