‘Po na merr në qafë’/ Qytetarët e revoltuar: Edi Rama duhet me çdo mënyrë të largohet nga qeverisja, do rrimë këtu me ditë...

Mijëra qytetarë i janë bashkuar protestës kombëtarë të opozitës e thirrur nga opozita shqiptarë kundër keqqeverisjes së Edi Ramës dhe persekuptimit politik ndaj krerëve të opozitës duke përdorur drejtësinë politikisht.

Në prononcimet e tyre për mikrofonin e Syri, qytetarët kanë vëne theksin te varfëria që ka pllakosur vendin. Një qytetar i ardhur nga zonat më të thella të Shqipërisë, nga Oroshi i Mirditës, theksoi se ne nuk mund t’i durojmë më këta duke vjedhur. Ne duam të jetojmë. Ne do rrimë një javë këtu derisa të marrim përgjigjë për hallet tonë, tha qytetari.

Ndërsa një tjetër përmes një poezie rendi vuajtjet e shqiptarëve nga qeveria Rama. “Po u bëjmë thirrje ju gjithë pushtetarëve, mos na bëni hile e vjedhjet për me i ndale. Pensionet na i shtoni, që shpenzimet t’i përballojmë. Se shtesa 4% nuk na del as me na marrë kripë, ndaj mos u mburr o shtet i lig..”,- theksoi ai.

Një pensionist, ish-minator tha se kjo qeveri na ka marrë në qafe. Ky duhet të largohet me çdo mënyrë nga qeverisja, tha ai.