Çupi: Grupi parlamentar i PD i ka paraprirë kësaj proteste

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, pak minuta para nisjes së protestës kombëtare të opozitës. u shpreh për TASK FORCE në Syri Tv, se grupi parlamentar i PD i ka paraprirë protestës.

 “Opozita është e parespketuar dhe nuk i jepen intrumentat e vet kontrollues në parlament. Deputeti ynë dënohet sepse flet, denoncon, të vetmen armë dhe argument që ka një grup parlamentar opozitar” , u shpreh Çupi.

Grupi parlamentar i PD ka paraprirë kësaj proteste , të hënën dhe të enjten ne kemi qenë duke protestuar para parlamentit dhe kapjes së shtetit.

Ne kemi një pushtet egzekutiv me pushtetin e një individi që është Edi Rama dhe me një pushtet legjislativ që kontrollohet po nga një individ që është Edi Rama.

Opozita është e parespketuar dhe nuk i jepen instrumentat e vet kontrollues në parlament.

Deputeti ynë dënohet sepse flet, denoncon, të vetmen armë dhe argument që ka një grup parlamentar opozitar.