Protesta e PD/ Gjekmarkaj: Sot qeveria ka shumë arsye për të patur frikë dhe populli shqiptar ka më shumë arsye për të patur guxim

Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëkohësisht drejtues politik i Lezhës, Argon Gjekmarkaj, në një prononcim për Syri Tv, vetëm pak minuta para fillimit të protestës kombëtare të opozitës theksoi se lajmi i mirë është se kësaj proteste po i bashkohen mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe Tirana.

“Lajmi i mirë i kësaj dite është se janë me mijëra që po vërshojnë nga e gjithë Shqipëria dhe qytetarët e Tiransë po lëvizin drejt sheshit. Sot qeveria ka shumë arsye për të patur frikë dhe populli shqiptar ka më shumë arsye për të patur guxim. Shqiptarët duhet t’i thonë ndal keqqeverisjes, korrupsionit galopant dhe arrestimeve politike siç është ai i liderit të opozitës Berisha dhe deputetit Salianji.”,- tha Gjekmarkaj.

Më tej Gekmarkaj tha se ndërkombëtarët duhet të kishin një qëndrim më afër të vërtetës ndaj heqjes së mandatit për dy muaj të deputetëve të opozitës, por ata kanë punën e tyre dhe ne kemi në dorë që të themi të vërtetën dhe t’i qëndrojmë asaj, u shpreh nënkryetari i PD për Syri tv.