Balliu: Drejtësia, armë në dorën e pushtetit për të ‘vrarë’ këdo që denoncon! Askush s’do ta pengojë protestën!

Një gjendje kome e ka cilësuar situatën në të cilën ndodhet sot vendi, koordinatori rajonal për organizimin e zgjedhjeve në PD, Klevis Balliu.

Në një intervistë për Syri Tv, dy orë përpara nisjes së protesës kombëtare të thirrur nga opozita, Balliu tha se qytetarët do të vërshojnë në të gjithë kryeqytetin, pasi çdo gjë negative në këtë vend është kthyer në normalitet.

Sipas Balliut, çdo tentativë e mazhorancës për të penguar protestën e pasdites së sotme do të dështojë, pasi Shqipëria është kthyer në një vend ku drejtësia përdoret si armë për të vrarë këdo që denoncon aferat e kësaj qeverie të korruptuar.

Do të jemi në të gjithë qytetin. Secili të dalë nga kjo gjendje kome, çdo gjë është kthyer në normalitet, varfëria, korrupsioni. Mosbindja civile do të shtrihet kudo dhe përfshin një seri institucionesh.

Do të dështojë çdo tentativë për të penguar proestuesit. Jemi kthyer në një vend ku drejtësia përdoret si armë nga pushteti për të vrarë çdo kënd që denoncon. Dhe shembullin e kemi te lideri i opozitës, Sali Berisha me dosje farsë dhe dënimi i Salianjit. Një vend që s’ka drejtësi e liri, që ka vetëm pushtetin e dhunëshëm të qeverisë meriton të rrëzohet. Çdo mjet është demokratik.

Policia duhet të arrestojë Ramën, Ballukun e Veliajn, ky pushtet vjedh të ardhmen e qytetarëve, për të përfituar shuma të majme për interesa të veta.