Basketboll/ Protesta e Opozitës, shtyhet finalja e Superkupës

Bllokimi i rrugëve të kryeqytetit për shkak të protestës së organizuar nga opozita, ka detyruar Federatën Shqiptare të Basketbollit që të shtyjë finalen e Superkupës mes Besëlidhjes dhe Tiranës, të parashikuar për t’u luajtur në “Asllan Rusi”, këtë të hënë, në orën 19:00.

Në njoftimin e FSHB-së sqarohet se finalja do të zhvendoset të martën, në  Pallatin e Sportit “Apolonia” të Fierit.

Njoftimi i Federatës Shqiptare të Basketbollit:

“Ndeshja mes Besëlidhjes dhe KS Tiranës, e cila ishte parashikuar për sot, do të shtyhet për nesër, më 8 tetor, në orën 19:00, dhe do të zhvillohet në Pallatin e Sportit “Apolonia” në Fier. Ndryshimi u bë për shkak të bllokimit të rrugëve sot në Tiranë.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe ju presim nesër”.