Meta dhe anëtarët e PL-së do t’i bashkohen protestës së thirrur nga Partia Demokratike

Partia e Lirisë do t’i bashkohet protestës së thirrur nga Partia Demokratike ditën e sotme. Me anë të një njoftimi për mediat, Partia e Lirisë bën me dije se kryetari Ilir Meta dhe anëtarët e saj do t’i bashkohen protestës në orën 17:30.

"Në orën 17:30, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta së bashku me drejtues, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë, do të niset nga Selia qendrore në këmbë, për t'iu bashkuar protestuesve përpara Kryeministrisë", njofton Partia e Lirisë.