SYRI TV/ Viti i ri akademik, më pak studentë në rrethe, të rinjtë zgjedhin emigrimin

Në universitetet e rretheve ky vit i ri akademik ka nisur me më pak studentë dhe me mbyllje të disa degëve për shkak të mungesës së regjistrimeve. Veçanërisht programet e mesuesise kane pasur me pak kerkesa.

SYRI TV

Në qytete të ndryshme të vendit ky vit akademik ka nisur me më pak studentë dhe shume dege studimi jane mbyllur ne Universitetet e rretheve për shkak të largimit te te rinjve në emigrim. Veçanërisht programet e mesuesise kane pasur me pak kerkesa.

Ne Vlore jane 748 studentë të rinj që nisin këtë të hënë vitin e ri akademik në universitetin Ismail Qemali. Vetëm dega e Infermierisë në fakultetin e shëndetit publik është në kuota të plota, ndërsa jane mbyllur 3 dege si matematika, kimia dhe italishtja, pasi nuk ka asnjë regjistrim per kete vit.

Ndersa ne Elbasan eshte ulur numri i studenteve qe jane regjistruar ne Universitetin Aleksander Xhuvani kete vit akademik, ndersa vihet re qe mosha e studenteve kryesisht është 45 vjec pas te rinjte kane emigruar. Sipas studenteve ulja e numrit vjen si pasoje e emigrimit pasi shumica e tyre shohin të ardhmen ne vendet e huaja, duke e cilesuar Shqiperine si nje vend pa perspektive e te ardhme.

Ndersa ne universitetin e Gjirokastres Eqerem Cabej per kete vit akademik jane regjistruar rreth 350 student te rinje. Ne total ne kete universitet jane 22 dege, por Dega Matematikë-informatikë do te mbyllet pasi eshte regjistrar vetem nje student i cili do te transferohet ne nje dege tjeter.

Ne universitetin e Durresit ‘Aleksandër Moisiu’ deget më me pak regjistrime jane Histori, Filozofi dhe Gazetari, ndersa me te preferuarat jane Infermieria, Financë-Kontabiliteti, Administrim-Biznesi dhe Teknologjia e Informacionit.

Rreth 2400 studentë  filluan këtë vit akademik në Universitetin e Korcës, 487 prej të cilëve të regjistruar në vitin e parë. Degët e preferuara jane inxhinieria informatike, infermieria, mamia, financa dhe sported, ndërsa më pak studente jane në deget e mësimdhënies si matematika dhe gjuhet e huaja. Nderkohe dega e ekonomiksit ne Korce pritet te mbyllet pasi prej vitesh ka pak kuota, teksa ka edhe programe te cilat kane numër të pakët studentësh. Problem në këtë universitet mbetet edhe trajtimi për degët me prioritet kombëtar, pasi në vitin e kaluar u dhanë 24 bursa për lëndët prioritare, ndësa këte vit akademik u dhanë vetem 4 bursa.