Viti i ri akademik/ Vokshi: Kapja politike në institucione, rrezikon të ardhmen akademike të vendit

Kapja politike në institucione, plagjiatura masive dhe dhuna barbare në universitete rrezikojnë të ardhmen akademike të vendit, kështu deklaroi në një prononcim nga selia e PD Deputeteja demokrate Albana Vokshi.

DEKLARATË PËR MEDIA DEPUTETJA E PD, ALBANA VOKSHI

Të dashur studentë dhe pedagogë:

Viti akademik fillon sot dhe Partia Demokratike ju uron vit të mbarë dhe të suksesshëm, e mbi të gjitha kurajë në përballimin e vështirësive dhe sfidave të cilat shtohen ditë pas dite në universitetet tona.

Ky vit akademik fillon me drejtuesit e rinj të universiteteve që dolën nga zgjedhjet e qershor-korrikut e na treguan se partia e Rilindjes ka kapur dhe nivelin me te larte te shoqërisë, boten akademike dhe profesoratin. Në shumicën e rasteve drejtuesit e sotëm të botës universitare janë paracaktuar të paktën 2-3 vite më parë pa garë dhe me zero konkurrencë, pa transparencë për mediat (kamerat nuk u lejuan). Mbi 90% e drejtuesve rektore, dekanë e përgjegjës departamentesh) drejtojnë sot institucionet e arsimit të lartë si të preferuarit e partisë.

Rasti i Shkodrës ku kryetari i bashkisë Benet Beci angazhohet në fushatë duke u kërkuar votën pedagogëve nuk është i vetëm. Studentet që kanë marrë pjesë në zgjedhje u shprehën se u janë premtuar nota të mira në këmbim të votimit të kandidatit të panjohur, por të preferuar politik. Në zgjedhjet në universitetin e mjekësisë në Tiranë, tek largohet ish rektori Z. Arben Gjata, bashkëshortja e tij, Margarita Gjata, e paracaktuar, u zgjodh pa garë për dekane, shembull i një dukurie tjetër, nepotizmit që është shtrire dhe ne universitet e tjera. Zgjedhjet e fundit në universitete s’ janë gjë tjetër vetëm se mbërthimi politik i tyre nga pushteti i Ramës.

Aq shumë drejtues pa integritet, me probleme me drejtësinë dhe pronësinë intelektuale ka Universiteti në krye sot, saqë zgjedhjet universitare u cilësuan si zgjedhjet e bandave të hajdutëve të pronës intelektuale me tituj akademikë. Intelekti i gënjeshtërt dhe grykësia drejton sot universitetet e Shqipërisë, rrëmihësit e gropës së thellë thithëse të arsimit shqiptar.

Studentët dhe të gjithë shqiptaret sot duhet të dinë se nuk ishte një garë për rektorë e dekanë, ishte një garë plagjiaturash! Presidenti Begaj, ministrja e arsimit, Ogerta Manastirliu nuk ndërhynë dhe nuk u prononcuan as kur u denoncuan për nivelin e lartë të hajdutërisë dhe hipokrizisë intelektuale me cilësimin “Plagjiatorë të Rilindjes” duke shënuar aktin me regresiv e më të dënueshëm ne drejtimin e institucioneve që quhet shpërdorim detyre.

Po cilët ishin ata që dekretuan rektoret e përfshirë në skandale plagjiature, si rasti i Artan Hoxhës?

Presidenti Bajram Begaj me punë 100% të kopjuar nga materialet e leksioneve të Shoqatës së Mjekësisë Obstetrike të Amerikës së Veriut – siç është denoncuar jo vetëm një herë nga eksperti Muka, pak ka që ka dekretuar rektorët e rinj, duke fundosur së pari nderin dhe prestigjin e universitetit me te madh e me përfaqësues ne vend, duke goditur vlerat mirëfilli akademike e qytetare, dhe demoralizuar përfundimisht studentët e të gjithë ata që ende besojnë në drejtësi, sakrificë, profesionalizëm, ndershmëri dhe përkushtim.

Si mund te “behet” Shqipëria me shtyllën e shembur te arsimit?

Pseudointelektualët jo vetëm që kanë penguar zhvillimin e elitave shqiptare dhe avancimin e universiteteve, por vazhdojnë të mbajnë monopol dhënien e gradave dhe titujve për personelin akademik për të mbajtur në hendek vlerat reale intelektuale, prandaj Shqipëria, për turpin e drejtuesve të universiteteve dhe të mbarë sistemit arsimor gjendet e fundit në rajon dhe Evropë për nivelin e arsimit dhe shkencës, e çështë më e rëndë një nga 10 shtetet në nivelin më të lartë në botë për largimin masiv të trurit. Ndërkohë, asnjë nismë e rëndësishme për thithjen e trurit dhe rritjen e cilësisë në universitet! Askujt s’i behet vone!

Zgjedhjet universitare u përmbyllën me një turp të madh: një profesoreshë u godit fizikisht deri ne përgjakje e hematoma nga shefi i saj, por asnjë mase nuk u mor. Jo vetëm shkarkim qe nuk u krye, por dhunuesi vijon te jete shef për te kryer serish te njëjtin veprim ne te njëjtin departament e ky është drejtuesi i departamentit te dhunues. Kjo ndodhi ne zemër te UT në një nga fakultetet me më peshe, fakulteti i ekonomisë. Nje kërcënim i ri, i dhunshëm e i turpshëm, deri me tani i paimagjinueshem u rri mbi koka stafeve pedagogjike universitare.

Lidhur me të dy këto skandale, atë të plagjiaturave dhe atë të dhunës barbare të ushtruar në Universitetin e Tiranës në reagime publike, edhe nga përfaqësues së strukturave drejtuese të Partisë Demokratike dhe nga përfaqësues të shoqërisë civile Universiteti i Tiranës, u cilësua si çerdhe e hajdutërisë dhe delikuentëve që ofendojnë dhe grushtojnë pedagogët dhe akti si dhune shtazarake, i pandodhur më parë nga një epror kundrejt vartëses së tij që shndërron tempullin e dijes ne arene boksi.

Edhe pse nga Partia Demokratike është kërkuar marrja e masave të menjëhershme nga titullari i Universiteti i Tiranës, qe te tilla skandale te mos ndodhin kurrë me, ende nuk ka asnjë reagim institucional, prandaj shume te fuqishme do te jene ne vijim reagimet nga Partia Demokratike për plagjiaturën e Artan Hoxhës dhe Dorina Hoxhës dhe të tjerëve dekanë e rektorë që sot udhëheqin fakultetet e universitetet shqiptare.

Është detyre e PD-se për te vepruar lidhur me këto skandale intelektuale me pasoja rrënuese për jetën e vendit.

Partia Demokratike ju siguron se do të ndërmarrë nismë konkrete për këtë çështje!