Aksident i rëndë në aksin rrugor Fier- Patos, automjetet përplasen 'kokë më kokë'

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në aksin rrugor Fier- Patos.

Dy automjete tip “ Toyota” dhe “ Peugeot” janë përplasur me njëra -tjetrën.

Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar edhe pse goditja, siç dallohet edhe nga pamjet, ishte mjaft e fortë.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor, jo vetëm për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë, por edhe për të menaxhuar trafikun i cili u rëndua pas aksidentit.