Ku je ti?

Ku është opozita?

Kjo është pyetja që e ka shoqëruar opozitën këto 11 vjet më shumë se gjithçka tjetër. Kur arrestoheshin 37.000 shqiptarë për energjinë elektrike, ku është opozita thoshin. Kur u shkatërronin shtëpitë në Unazën e Madhe, ku është opozita. Kur nxirreshin banorët në 5 të mëngjesit tek '5 Maji' me gaz lotsjellës dhe Forca Speciale, ku është opozita. Kur shqiptaret e gdhinin jashtë natën e tërmetit dhe Edi Rama ishte majë avionit, ku është opozita. Kur Edi Rama dhe Partia Socialiste me banda vidhnin zgjedhjet, pse nuk i mbron opozita. Kur 1 milion shqiptarë morën valixhet dhe ikën për të mos u kthyer më, nuk ka opozitë. Kur protestuesit anë e mbanë vendit ngriheshin nga trau në Rrugën e Kombit, tek fermerët e Lushnjës dhe Korçës, e deri tek banorët e Berxullës, ku është opozita?

Sot është një ditë tjetër.

Sot është dita kur opozita do të pyesë: ku je ti?

Ku je ti që nuk ngrihesh? Opozita është në fushë betejë, hajde dhe ti pra. Mos hajde për opozitën, por hajde për vete.

-hajde se të burgosën për drita,

-hajde se po të vjedhin,

-hajde se po të marrin pronën,

-hajde se do të të shembin shtëpinë,

-hajde se po të largojnë nga ky vend,

-hajde se po të rrah policia,

-hajde se po paguan me qimet e kokës çdo shërbim publik,

-hajde se po paguan 3-fishin për ushqimet, ujin, rrymën, naftën, transportin,

-hajde se po ta merr shpirtin ngadalë kanceri i ajrit dhe tymit të Tiranës, Durrësit, Fierit, Vlorës, Elbasanit, Shkodrës,

-hajde se nuk mund të blesh më shtëpi për fëmijet e tu,

-hajde se po të vdes babai dhe nëna spitaleve,

-hajde se po të del fëmija injorant nga bankat e shkollës,

-hajde se po të zëvendësojnë me afrikanë, bangladeshas dhe filipinas,

- nëse nuk e ke ndarë mendjen akoma, mendoje se po nuk erdhe sot, Edi Ramën do ta kesh mbi kokë sa të ketë frymë.

Nuk është ditë për politikë. Lëreni tifozllëkun. Lëreni partinë tuaj. Lëreni çdo ndasi. Mos dëgjoni megafonët që paguhen me paratë që u vidhen ju t'u bëjnë dyshues dhe mosbesues.

Sot nuk është dita e Sali Berishës, por dita e juaj. Nuk është dita për të votuar por dita për të protestuar. Lëreni politikën për ditën e zgjedhjeve. Atë ditë votoni kë të doni, por sot hajdeni protestoni se nuk do të keni më një ditë si kjo.

Hajdeni që nesër të mos qani prapë.

Nuk do keni më një mundësi tjetër ku të pyesni: ku është opozita?

Nga sot e tutje, vetëm një pyetje ka: ku ishe ti?!