Çollaku: Shqiptarët kanë një mijë arsye për të protestuar, mjafton të shohin xhepat e tyre nëse i janë shtuar apo pakësuar të ardhurat

I ftuar në edicionin e lajmeve në SYRI TV me moderatoren Eneida Ndoci për të folur ëpr arsyet se përse shqiptarët duhet të protestojnë ishte gazetari, Basir Çollaku.

Çollaku është shprehur se jemi të fundit në zhvillim dhe jemi të parët për korrupsion, për lidhjet me mafian ky raport dërrmues për shqiptarët është arsyeja madhorë për të protestuar edhe pse ka një mijë arsye të tjera për të protestuar.

"Ajo që shqiptarëve u mungon është shumë herë më tepër nga ajo që kanë. E rëndësishme për çdo familje shqiptare është ekonomia, siguria juridike, të bërit biznes, a jetohet më mirë apo më keq, a kanë më shumë të ardhura apo më pak, të ardhura në krahasim me vitet e kaluara.

Është izoluar qytetari dhe ka një hendek të madh mes tij dhe qeverisë. Nuk e di se çfarë kanë përfituar më shumë shqiptarët në këtë dekadë përveç se janë larguar nëpër europë.

Kush e pakëson vendin, kush e bën ekonominë më të keq, kush e plaçkit vendin dhe kjo dihet e kush por a duhet lejuar të vazhdohet njëlloj apo  të ndalohet dhe të pushteti të mos kontrollohet nga hajdutët dhe kriminelët.

Jemi të fundit në zhvillim dhe jemi të parët për korrupsion, për lidhjet me mafian ky raport dërrmues për shqiptarët është arsyeja madhorë për të protestuar edhe pse ka një mijë arsye të tjera për të protestuar."