'Gjimshiti do jetë mungesë e madhe për ne', Ajeti: I dimë cilësitë e kundërshtarit, shpresojmë t'i marrim këto tri pikë

Kombëtarja shqiptare do të nisë sot grumbullimin dhe përgatitjet për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Çekisë (“Epet Arena”, 11 tetor, ora 20:45) dhe Gjeorgjisë (“Mikheil Meskhi”, 14 tetor, 18:00) që do të luhen në transfertë..

Mbrojtësi i Kombëtraes, Arlind Ajeti, në konferencë për mediat, u shpreh se përballja me Çekinë nuk është e lehtë, por ekipi ka kualitetin e duhur për t’ia dalë ndaj çdokujt.

Përsa i përket mungesës së kapitenit, Ajeti u shpreh se Gjimshiti do jetë mungesë e madhe për ekipin, pasi gjithmonë është ai që motivon ekipin dhe të rinjtë.

Është akoma herët për të thëne diçka për ekipin, pasi nuk kanë arritur akoma të gjithë, por e di kualitetin e ekipit dhe mund t’ia dalim ndaj çdokujt.

Nuk do jetë e lehtë, i dimë cilësitë  e kundërshtarit, i dimë cilësitë e çekisë pasi kemi pasur dy përballje, të shikojmë si do jetë rezultati në këto ndeshje, por kam shumë besim.

Besoj se me stafin dhe trajnerët do përgatitemi në mënyrën më të mirë për përballjen më Çekinë , nuk do jetë e lehte, pasi luajmë në vendi e tyre, por shpresojmë ti marrim këto tre pikë.

Superliga turke më duket mirë, por nuk krahasohet me ndeshjet në evropian, apo ndeshjet me kombëtaren, pasi kemi më shumë emocione.

Besoj se shumë herë s’kam qenë pjesë e kombëtares për shkak të lëndimeve ose të zgjedhjeve të trajnerit, por gjithmonë kam luajtur me zemër dhe shpirt për fanellën, jam i kënaqur deri këtu dhe shpresoj të kem sa më shumë sukses.

Çdo ndeshje do jetë vendimtare, si kjo me Çekinë, si ajo me Gjeorgjinë.

Gjimshiti do jetë mungesë e madhe për ne, pasi gjithmonë është ai që ka fjalët e mira për lojtarët, për formacionin nuk mund të them asgjë pasi e ka në dorë trajneri.