Dëmtimi i mbrojtësit të Bayernit, Deschamps e zëvendëson te Franca
Dëmtimi i mbrojtësit të Bayernit, Deschamps e zëvendëson te Franca
Dayot Upamecano nuk do të jetë i pranishëm në grumbullimin e kombëtares franceze për t'u përgatitur për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Izraelit dhe Belgjikës.
Qendërmbrojtësi i Bayernit të Mynihut dëmtoi gjurin gjatë ndeshjes së djeshme kundër Eintracht Frankfurtit (3-3) dhe do të zëvendësohet nga mbrojtësi i Sevillas, Loïc Badé.
Fituesi i medaljes së argjendtë në Paris 2024 ishte thirrur për ndeshjet e shtatorit, por iu desh të hiqte dorë për shkak të problemit fizik.
Skuadra e Didier Deschamps
Portierë: Maignan, Samba, Areola.
Mbrojtë: Clauss, Digne, W. Fofana, T. Hernandez, Konaté, Koundé, Saliba, Bade.
Mesfushorë: Camavinga, Fofana, Guendouzi, Koné, Tchouaméni, Zaire-Emery.
Sulmues: Barcola, Dembélé, Kolo Muani, Nkunku, Olise, Thuram.