Protesta kombëtare e opozitës/ Zhulali: Le ta mësojë mirë Edi Rama se ne kemi zë, se ne EKZISTOJMË!

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali ka reaguar përmes një postimi ne Facebook, në lidhje me protestën kombëtare të organizuar nga opozita ditën e sotme teksa ju bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen ndaj këtij regjimi të vendosur nga Rama.

“Ndërkohë Edi Rama merret me problemet botërore. Ai duhet të gjejë zgjidhje për afganët që ikin nga terrori taleban, për italianët që luftojnë me valën e refugjatëve—por për ty, për ne, ai ka vetëm talljen dhe dhunën’- shprehet Zhulali.

Postimi:

Mendo për një moment: A je shqetësuar ndonjëhere për problemet e dikujt që nuk e ke parë asnjëherë, që nuk e ka ngritur zërin kurrë, me të cilin nuk të lidh asgjë?

Sigurisht që jo! Ky njeri nuk ekziston në botën tënde.

Ti i ankohesh shoqes sa keq ka shkuar gjithçka, i kërkon ndihmë komshiut, mallkon mjekët, shan mësuesit, kacafytesh me fëmijët, por nuk guxon të dalësh përpara atij që mban pushtetin dhe vendos në emrin tënd.

Ndërkohë Edi Rama merret me problemet botërore. Ai duhet të gjejë zgjidhje për afganët që ikin nga terrori taleban, për italianët që luftojnë me valën e refugjatëve—por për ty, për ne, ai ka vetëm talljen dhe dhunën. Sepse për të, ne jemi thjesht një numër, një zë që nuk ekziston.

Por tani është radha jonë! Le ta mësojë mirë Edi Rama se ne kemi zë, se ne EKZISTOJMË! Bëhu zëri që i duhet këtij vendi! Le të ndjehet fuqia jonë!

Takohemi sot në orën 6 përpara Kryeministrisë! [✌🏻]