Berisha poston mesazhin: Marshi drejt Tiranës, marshi drejt Fitores

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, postoi një mesazh me anë të një fotoje përpara protestës së sotme.

“Marshi drejt Tiranës, marshi drejt Fitores,” shkruan Berisha.

Opozita ka thirrur sot një protestë kombëtare me mosbindje civile.

Protesta nis në orën 18:00.

Mijëra qytetarë kanë nisur të vijnë nga rrethet që në orët e para të ditës për të marrë pjesë në protestën masive.