Mbyllen 3 degë, në universitetin e Vlorës regjistrohen vetëm 748 studentë

748 studentë të rinj nisin këtë të hënë vitin e ri akademik në universitetin e Vlorës, ‘Ismail Qemali’.

Vetëm dega e Infermierisë në Fakultetin e Shëndetit publik është në kuota të plota.

Matematika, Kimia dhe Italishtja janë degët të cilat janë mbyllur, pasi as këtë vit nuk ka pasur regjistrime.

Ndërkohë që sot përfundon edhe raundi i dytë i regjistrimeve, dhe studentët kanë mundësinë për t’u regjistruar në raundin e tretë që do të ndodhë në javët në vazhdim.

Katër janë fakultetet në universitetin e Vlorës.