Tmerrojini, bëjeni për vete!

Vetëm shikoni kush është kundër protestës në ekrane dhe e kuptoni se pse sot duhet derdhë në sheshe!

Shikoni se çfarë janë në gjendje ti bëjnë Shqipërisë, shoqërisë, opozitës, Rama dhe Fatmiri për Olsin dhe Geronin, dhe e kuptoni që zgjidhja është përballja me ta qoftë edhe me çdo sakrificë!

Shikoni ish banditët dhe sekserët e KLD që kanë lëshuar “djemtë” e tyre të krijojnë partiçka dhe mediat e Ramës tu japin ekranet për të sulmuar opozitën. U largojnë vjehrrit nga sistemi i drejtësisë se ishin korruptuar bashkë me drejtuesit e “Faq e Zi” dhe ju fusin në “drejtësinë” e re kunatat e kunetërit për të dënuar opozitën nga skutat e Surrelit!

Liza në botën e çudirave pa çdo ëndërr të mundshme, por kurrë nuk e pa Elisën kryetare Kuvendi, Baromin President e Linden shoqe me Delinën si zonjë të parë. Shikoni sa banalitet kanë prodhuar bijtë e bllokut, sa falsitet e sa boshllëk intelektual, institucional e moral.

Mendojeni kë kemi sot në krye të shkencës, ish ministrin e Enver Hoxhës, një injorant që ka 34 vjet pa bërë një botim, që krijoi një partiçke, ja shiti Tomës dhe vetë u emërua kryeshkenctar nga Rama.

Mendoni që për negociatat me BE-në dhe rëndësinë e tyre shqetësohet edhe Gramozi dhe kuptojeni se sa amoral janë në gjithçka.

Merrni panelistët e ekraneve, ish-spiunë, ish të dënuar ordinerë, dhe të çmendur me kartelë, që flasin për luftën në Gaza, Ukrainë, vaksinat, bombën atomike dhe se sa shumë po e ndihmon sot botën në kaosin e krijuar lidershipi i Ramës.

Hapni ekranet, shikoni kush bën moral dhe do e kuptoni se kemi prekur fundin.

Dilni sot e bëhuni zotër të Tiranës të paktën për një ditë. Gjithçka që shihni është bërë me paratë që ju kanë vjedhur e po ju vjedhin. Kulla, hotele, lokale luksi, gjithçka janë tuajat. Merrini pa komplekse.

Ata kanë çfarë të humbasin, ju jo.

Janë të trembur.

Dumani, Olsi, Geroni, Rama, Fatmiri kanë sjellë FNSH nga Shkodra, Fieri e Tirana për të mbrojtur veten. Mund të kenë mobilizuar edhe çunat e krimit.

A nuk pati bërë të njëjtën gjë dhe Ramizi?

A nuk përdorte edhe ai mediat për të sulmuar opozitën e sapolindur si të dhunshme?

Dhe kush akuzon sot për dhunë? Dhunuesit e shqiptarëve qe nga 1944, organizatori i 21 Janarit flet për dhunë? I biri i atij që vari poetin në litar si dissident, flet për dhunë? Ish hetuesi i Krujës që arrestoi të rinjtë pse rrëzuan bustin e Stalinit flet për dhunë, vëllai i Geronit?

Sot është dita që ti tmerroni këto mbeturina kriminale, politike e morale.

Bëjeni për vete!