De Gea, tmerri i Milanit: Nuk dua të flas për penalltitë, suksesi vjen nga puna në ekip

Specifikisht për penalltitë e pritura, dy në të njëjtën ndeshje, të fituar mbrëmë 2-1 ndaj Milanit, portieri De Gea nuk ka dashur të flasë në bilbilin e fundit.

Një mënyrë e të punuarit si ekip, duke iu dhënë hapësirë shokëve të skuadrës edhe para arritjes së vet: “Sigurisht që ishte një natë e pabesueshme, por nuk dua të flas për penalltitë. Dua të evidentoj punën e bërë nga ekipi, falë së cilës patëm një mbrëmje si kjo për tifozët.

Fitorja kundër Milanit është shumë e rëndësishme, më në fund puna e kryer çdo ditë në stërvitje po jep fryte”