Penalltinë duhej ta ekzekutonte Pulisic, çfarë ndodhi me Tomorin dhe Abrahamin?

Në minutën e 56-të të ndeshjes Fiorentina-Milan, kur rezultati ishte 1-1, u akordua një penallti në favor të kuqezinjve, që mund të kalonin në epërsi në fillimin e pjesës së dytë, duke përmbysur ndeshjen.

Realizuesi i penalltisë do të ishte Pulisic, i cili, në fakt, i afrohet pikës por, me ndalimin e lojës, Tomori rrëmben topin të cilin më pas ia dorëzon bashkatdhetarit të tij Abraham.

Pulisic shkon te shoku i skuadrës për të marrë topin, por ish-lojtari i Romës e ndalon me një gjest të krahut si për të thënë: “Do të gjuaj”. Dhe Abrahami në fak e godet penalltinë, por ndërhyn De Gea.

Pas ndeshjes, Fonseca tha se ishte shumë i zemëruar (“gjuajtësi i penalltive është Pulisic, nuk e di pse lojtarët ndryshuan mendje. Unë jam i mërzitur, fola me të dhe thashë që nuk duhet të ndodhë më") për gjestin, që ka irrituar edhe tifozët të cilët fajësojnë dy lojtarët anglezë në rrjetet sociale.