Fonseca: Nuk merrem me arbitrat, mungoi agresiviteti

Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, foli për DAZN pas ndeshjes në fushën e Fiorentinës, e cila u humb me rezultatin 2-1.

Një opinion për penalltitë?

Unë, që e dua futbollin, nuk dua të merrem me këtë. Kontakti më i vogël është penallti, futbolli nuk është i tillë. Por nuk dua të flas për arbitrin.

A kanë nevojë titullarët për alternativa?

Kemi bërë mirë me këtë strukturë deri më tani. Nuk është se Fiorentina krijoi shumë mundësi. Mungoi agresioni në pjesën e parë, goli i parë ishte shumë i lehtë. Kur humbasim dy penallti dhe pësojmë një gol si i dyti, është e vështirë të fitosh edhe nëse krijon shumë mundësi.

Një gol i shënuar nga një rivënie dhe një nga një goditje nga porta...

Vështirë të shpjegohet. Në pjesën e parë, me këtë strukturë, nuk bëmë atë që bëmë në ndeshjet e tjera, nuk ishim aq rigorozë. Jo agresivë në topat e dytë, kjo mungonte.

Shumë pak e shoqëruan aksionin?

Normalisht ne kemi tre/katër lojtarë në zonë. Duhet ta shikoj ndeshjen, por mendoj se kemi pasur lojtarë brenda zonës.

Pse e hoqët Leaon dhe pse pati nervozizëm në fund?

Për Leaon ishte vendimi im, doja më shumë thellësi me Okafor. Pulisic pati një problem muskulor gjatë javës, ne ia dolëm dhe Chukwueze hyri mirë. Theo? Nuk e di se çfarë ka ndodhur.