Rritet dhuna ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri, ja çfarë tregojnë shifrat

Në 6 muajt e parë të këtij viti, 686 femra kanë qënë pre e dhunës në familje.

Sipas të dhënave, thuhet se ka një rritje krahasuar me një vit më parë, ku të tilla raste ishin 655.

Kryeqyteti, Durrësi dhe Kroca, kanë numrin më të lartë të grave dhe vajzave që kanë pasur dhunë në familje. Ndërkohë Kukësi dhe Gjirokastra kanë regjistruar rastet më të pakta.

Gra dhe vajza të dhunuara:

Janar – Qershor 2024 – 1019 raste

Viti 2023 – 1378 raste

Viti 2022 – 1371  raste

1 019 vajza dhe gra nga Janari deri në Qershor kanë kërkuar si dhe kanë marrë menjëherë urdhër mbrojtjeje.

Përgjatë vitit 2023 kanë mbetur të dëmtuara nga dhuna në familje 1 378  vajza dhe gra, nga 1 371 që kishte në vitin 2022.