EMRAT/ Në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj këtyre ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot mbahet seancat përgatitore në procesin gjyqësor ndaj Sabit Januzit e Ismet Bahtijarit.

Sabit Januzi u arrestua një vit më parë bashkë me Ismet Bahtijarin.

Ata akuzohen për krim kundër administrimit të drejtësisë. Seanca fillon në orën 09:30.

Ndërkohë, në kalendarin e Speciales, procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, vazhdon nga 21 tetori.