Protesta e opozitës/ Ahmetaj: Mazhoranca hakmerret ndaj opozitës, futi në burg Salianjin politikisht

Përmes një interviste në Ora News, Bislim Ahmetaj nga PD tha se ka një çmenduri totale të mazhorancës sa çon në burg edhe deputetë për asgjë.

Ai shtoi se rasti i Salinajit ehte një hakmarrje e verbër e Ramës dhe Xhafës, sepse tha se vëllai i Xhafës ehte kriminel, dhe ai shkoi në burg,

Ahmetaj: Ka një çmenduri totale të mazhorancës sa çon në burg edhe deputetë për asgjë. Berisha është mbajtur peng pa fakte dhe pas një provë, ndërsa rasti i Salianjit është një çmenduri. Nëse për Berishën ka një objekt, për Salianjin nuk ka fare objekt. Është një hakmarrje dhe urdhër i verbër politik.

Rasti i Salinajit është një hakmarrje e verbër e Ramës dhe Xhafës, sepse tha se vëllai i Xhafës është kriminel, dhe ai shkoi në burg, u dorëzua. Hakmarrja e verbër e çoi në burg një deputet që thjeshtë deklaroi se kemi të bëjmë me një kriminel, vëllain e një ministri.