Dhori: Nuk ka narkoqeveri dhe banda që mund të ndalin vrullin, revoltën qytetare

Ilda Dhori, deputete e PD ka mbajtur një fjalim në tubimin në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha.

Dhori: Në tashme jemi futur në një rrugë që nuk ka kthim. Deri në realizimin e kërkesës tonë themelore që është qeveri teknike si kushti i vetëm dhe i panegociueshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme si kushti i vetëm që vota e çdo qytetari shqiptarë të shkojë aty ku destinohet.
Secili nga ju e ndjen çdo dite se ku është zhytur ekonomia, sepse e ndjeni në tryezat tuaja. Çdonjëri e ndjen ku është shëndetësia, sepse përballemi për vetë apo familjen. E dini se si është arsimi dhe se ku ka përfunduar arsimi në Shqipëri. Korrupsioni, narkotrafikantët të lidhur ngushtë më këtë qeveri e kanë zhytur keq e më keq Shqipërinë. E kanë vjedhur dhe e kanë zhvatur dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë çdo ditë.
Kështu që detyra jonë e secilit prej nesh është që ta vazhdojmë rrugën e nisur dhe nesër do të jetë një ditë shumë e rëndësishme për fatin dhe për vazhdimësinë e aksionit tonë opozitar.
Nesër të gjithë shqiptarët duhet të jenë në shesh për hallet dhe problem e tyre. Të gjithë shqiptarët duhet të jenë aty për të dhënë mesazhin se në nuk tërhiqemi pavarësisht se Edi Rama e ka zgjedhur aleatin e tij që janë bandat kriminelët dhe narkotrafikantët. Ne kemi zgjedhur rezistencën dhe është e vetmja rrugë që do të na çojë ne në fitore. Se nuk ka narkoqeveri dhe banda që mund të ndalin vrullin, revoltën qytetare.