VIDEO/ Berisha: Rama e krimi i organizuar janë vërsulur si hiena kundër atyre që përmbysën pushtetin e etërve të tyre barbarë

Lideri i opozitës, Sali Berisha e ka cilësuar qëndrimin e Edi Ramës ndaj popullit opozitar, si më çnjerëzor dhe më antishqiptar, që sipas tij, vërsulen si qen të tërbuar.

Para mbështetësve të tij në ditën e  279 të tubimit qytetar, Berisha tha se pushteti i Ramës dhe krimi bashkë me të, e ka shndërruar procesin themelor të lirisë, të demokracisë, procesin zgjedhor në farsë elektorale në të cilën krimi, droga shndërrohet në votë, dhe vota shndërrohet në krim, në drogë, në vjedhje të qytetarëve.

Miqtë e mi, populli opozitar, një popull fisnik, një popull i mbrujtur me vlerat më të larta të moralit, të qendrimit, të atdhedashurisë është shndërruar këto vite nga narkoqeveritarët, narkozyrtarët, nga Edi Rama dhe regjimi i tij i bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve në një popull të përçmuar, në një popull të nënçmuar, në një popull të burgosur, në një popull të diskriminuar, në një popull të dëbuar nga vendi, në një popull që i rrëmbehet vota dhe që i kërkohet të mbajë ison regjimit.

Nuk ka patur dhe nuk mund të ketë një qendrim më armiqësor, më çnjerëzor, më antishqiptar se sa qendrimi ikreut të krimit të organizuar, Edi Ramës, organizatës së tij kriminale, rilindjes së drogës dhe krimit, hajnisë, narkoinstitucioneve, narkopolicisë, narkodrejtësisë që vërsulen si qen të tërbuar kundër popullit opozitar.

Vërsulen të tmerruar për krimet që kanë kryer, për vjedhjet që kanë bërë kundër popullt fisnik opozitar, kundër popullit atdhetar opozitar.

Janë vërsulur si hiena kundër atyre që përmbysën pushtetin e etërve të tyre barbarë. Kanë shndërruar procesin themelor të lirisë, të demokracisë, procesin zgjedhor në farsë elektorale në të cilën krimi, droga shndërrohet në votë, dhe vota shndërrohet në krim, në drogë, në vjedhje të qytetarëve.