Nesër duhet ta fillojmë ditën me emocionet e zemërimit të mbarsur dhe të ndajmë shpresën e përbashkët

Nga Ndriçim Kulla/

Shpresa është këtu mes nesh. Regjimi i ka përdorur të gjitha fuqitë, por që nuk ja ka dalë dot që të na ndalojë dhe të na zhbëjë. 

Ne nuk mund të na zhbënte kurrë një burracak, i cili ka frike nga hija e tij.

Nesër ne duhet të jemi në shesh, për të shprehur një vullnet të fortë, se do ta fitojmë  këtë luftë  me djallin përpara. 

Nesër ne duhet të jemi në shesh për të shprehur fuqinë tonë, se mund ta zbojmë madje për një kohë të shkurtër diktataturën. Ne duhet që të jemi në shesh, jo vetëm për të sotmen, por edhe për të nesërmen e brezave tanë pasardhës, për Kosovën, Europën dhe identitetin tonë kombëtar të rrezikuar.

Në se ai do të arrijë që t’i grabitë edhe këto zgjedhje parlamentare, që nuk janë më shumë se 7 muaj larg, po qe  se i referohemi një situate normale, atëhere në këtë vënd nuk do ketë më zgjedhje të lira, nuk do ketë në demokraci pluraliste, ide të lira dhe fjalë të lirë, por do kemi një xhungël autoritariste, ku në këtë vend, do mbeten vetëm kasta dhe shërbërorët e saj, të cilët despoti ka paralajmëruar, se do ti zvëndësojë me shërbëtor të tjerë bangladeshian, filipinez, kinez, nigerian etj  etj.  

Dhe fajtorë në histori  ska se si të mos  mbetemi ne për indiferencën dhe pa fuqinë.

Dhe ky është një projekt real makabër që ai po i jep jetë me kullat e narkoshtetit, me kullat e parave të pista, që kanë prurje dhe fluska nga të gjitha anët e botës. Pikërishtë këto kulla janë parathënia më e qartë e asaj Shqipërise globaliste, ku vegëla e mafies ndërkombëtare është në vazhdim të përpjekjeve ogurzeza, ku banorët e këtyre kullave do jenë aziatiket dhe afrikanet, të cilët  do zvëndësojne shqiptarët, që regjimi i narkodiktaturës do t’i zboj një nga një me një terror të bardhë.

Ne nesër duhet që t’i japim një grusht  të fortë regjimit dhe t’i themi qartë, se ka kaluar koha e durimit të shtypjes, keqqeverisjes, e rrënimit të demokracisë dhe e shkatërrimi të vlerave familjare.

Nesër, në një fokus kryesor duhet të shprehet shqetësimi për fatin e  shkatërruar të drejrësisë.

Brënda kostumit firmato  të qepur nga fotomodelisti, që ndërkohë është dhe kreu regjimit, funksionon struktura hakmarrëse sorrosiane - reformë, e cila ka për objekt të saj ruajtjen e regjimit dhe shkatërrimin e opozitës.

Është sikur ke lënë një fjali për gjysëm po të thuash shkurt se drejtësia është e  kapur.

Ne kemi sot një kryeministër, paranojak të tmerrshëm , që për të mbajtur pushtetin përjetësisht ka futur në burg politik drejtuesin e opozitës dhe tërë opozitën e ka nën persekutim politik.

Drejtësia sot është  gjymtyra kryesore e trupit të regjimit. Dora e tij me anë të së cilës kryen çdo veprim për të goditur kundërshtarin politik, pra opozitën, për t’i siguruar kështu mbrojtje në çdo kohë atij.

“Në se doni të mësoni se si të përdorni ligjin për të izoluar rivalët politikë nën maskën e “luftës kundra korrupsionit”, Shqipëria e Ramës është udhërrëfyesi juaj shkruan disa ditë më parë John R.Schibdler në gazetën Washington Ekzaminer.

Nesër ne duhet ta fillojmë ditën  me seriozishsht se kurrë, me emocionet e zemërimit të mbarsur  për mbi një dekade  dhe  të ndajmë shpresën e përbashkët.

Kushdo që e  ka humbur shpresën duhet t’i dhurojmë shpresën  gjithsejcili nga ne që e ka .

Ne duhet ta ndalojmë atë, me arrogancën që na jep e drejta, që të mos pyes për ligj dhe demokraci dhe të dal në fushatë elektorale duke kërcënuar votuesit me kërcënimin e varfërisë se; “po qe se nuk më votoni mua nocin e rrokut do keni para”.

Këto episode diktatoriale duhet të marrin fund dhe të dënohen në të ardhmen.

Ky terrorist që i frikson njerëzit me bukën e gojës duhet ta pranojmë, se qëndron ende në pushtet edhe për  fajin tone, që jo rrallë herë në histori nuk shohim përtej pragut të shtëpisë.

Duhet të zgjohemi.

Zgjedhjet  e 2025 janë zgjedhjet më të rëndësishme të jetës sonë. Këto nuk janë zgjedhje të zakonshme. Pala tjetër dëshiron të na marrë lirinë edhe demokracinë .

Kjo është shumë e rëndësishme të kuptohet nga të gjithë. Ky është edhe thelbi i kësaj proteste.

Kjo është protestë për të gjithë.

Rotacioni  që ka në themel demokracinë dhe pluralizmin  është përtej dyshimit i rrezikuar. Sigurisht ka vetëm një mënyrë për të mbrojtur VOTËN prej një djalli të sofistikuar, të mbrojtur nga drejtësia e sajuar prej dorës së tij dhe vijimisht e përkëdhelur po prej tij: KRIJIMI I QEVERISË TEKNIKE. Sipas shembullit të Maqedonisë së Veriut, 100 ditë para zgjedhjeve. Që kjo të kthehet në ligj të përhershëm te shqiptarët. Që kjo të bëhet normë e jetës sonë, morali ynë i sigurisë. Që policia të jetë e popullit dhe jo e partisë në pushtet. Që të ndihemi se po thithim ajër. E për të arritur te kjo Qeveri Teknike duhet të hyjmë në protesta masive, të përditshme, të domosdoshme, derisa qeveria e sotme hajdute, denigruese dhe tallëse të dorëhiqet. PIKË!