Udhëheqësi suprem i Iranit dekoron komandantin e IRGC-së për sulmin e Izraelit

Udhëheqësi suprem i Iranit ka dekoruar komandantin e hapësirës ajrore të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), për sulmet me raketa të Republikës Islamike ndaj armikut të përhershëm të Izraelit, tha të dielën uebfaqja e Ali Khameneit.

“Ayatollah Khamenei ia dorëzoi Urdhrin e Fath-it (“Pushtimi”) gjeneralit Amirali Hajizadeh, komandantit të Forcës Ajrore të Gardës”, thuhet në deklaratë.

Dekorata u dha për shkak të "operacionit brilant "Premtimi i ndershëm", tha faqja e internetit. Hajizadeh, 62 vjeç, ka drejtuar njësinë e hapësirës ajrore të Gardës që nga krijimi i saj më 2009.

Të martën, IRGC gjuajti rreth 200 raketa ndaj Izraelit në hakmarrje për një sulm ajror izraelit që vrau shefin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe gjeneralin e lartë të IRGC, Abbas Nilforoushan në Bejrut.

Ky ishte sulmi i dytë i drejtpërdrejtë i Iranit ndaj Izraelit në gjashtë muaj, pas një sulmi me raketa dhe dron në prill, si hakmarrje për një sulm vdekjeprurës në konsullatën e Iranit në Damask, për të cilin Teherani fajësoi Izraelin.

Izraeli është zotuar të përgjigjet pas sulmit raketor iranian të së martës./ IRNA