Plagosi me armë djalin e të dashurës së tij, arrestohet 45-vjeçari shqiptar

Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi ka plagosur me armë djalin e partneres së tij.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të Milanos, ku pas një debati mes 18-vjeçarit dhe shqiptarit, ky i fundit e ka qëlluar me armë duke e lënë të plagosur.

I riu është dërguar me urgjencë në spitalin e Nigurada ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa 45-vjeçari shqiptar është arrestuar pas 4 orësh.

Tashmë ndaj tij rëndojnë disa akuza si ajo tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje dhe posedim i mallrave të vjedhura.

Në shtëpinë ku ka ndodhur ngjarja, janë gjetur një gëzhojë, arma e përdorur nga 45-vjeçari, e cila ishte e vjedhur në vitin 2013 dhe 40 fishekë të të njëjtit kalibër.