Rekord prej 973 kalimesh ilegale në La Mansh gjatë 24 orëve

Një rekord prej 973 emigrantësh kaluan dje La Manshin për të mbërritur ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me gomone të improvizuara, në të njëjtën ditë që katër persona vdiqën në det, sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Brendshme britanike.

Këto 973 ardhje, të cilat u njoftuan sot, e çojnë në 26 612 numrin e emigrantëve që kanë arritur këtë vit në brigjet angleze, kryesisht nga Franca.

Këto kalime u zhvilluan në të njëjtën ditë kur një fëmijë dy vjeç, një grua dhe dy burra u vranë në dy incidente në brigjet franceze.

Rekordi i mëparshëm daton nga qershori i kaluar, me më shumë se 882 kalime.

E zgjedhur në korrik, qeveria britanike e laburistëve Keir Starmer premtoi të trajtojë imigracionin e paligjshëm duke rritur numrin e dëbimeve të emigrantëve dhe duke luftuar kundër kontrabandistëve.

Sipas autoriteteve britanike, varkat e improvizuara ngarkohen gjithnjë e më shumë, me 52 pasagjerë mesatarisht krahasuar me vetëm 13 në 2020.

Mes qershorit 2023 dhe qershorit 2024, 18% e njerëzve që mbërrinin me këto varka ishin nga Afganistani, një shifër në rënie të madhe, ndjekur nga Irani (13%) dhe Vietnami (10%).