Sulm i armatosur në një stacion autobusi në Izrael, një viktimë dhe dhjetë të plagosur

Një sulm i armatosur, të cilin autoritetet izraelite e cilësuan si terrorist, ndodhi në stacionin qendror të autobusëve të Beer Sheva në Izrael.

Sipas autoriteteve, një person mbeti i vrarë dhe dhjetë të tjerë u plagosën kur sulmuesi hapi zjarr. Dy nga të plagosurit janë në gjendje kritike , tre në gjendje të rëndë dhe pesë në gjendje më të lehtë. Të gjithë janë dërguar në spital.

E ndjera është një grua 25-vjeçare e cila ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.

Autori i sulmit u neutralizua nga persona të forcave të sigurisë të cilët e qëlluan dhe e vranë.

Sulmi vjen pak ditë pas sulmit në Tel Aviv, në të cilin humbën jetën shtatë persona. Hamasi mori përgjegjësinë për atë sulm.