Siri, shpërthim në një fabrikë në qytetin e Homsit

Një shpërthim u dëgjua në një fabrikë në qytetin sirian të Homsit, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve e vendit.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e mundshme të shpërthimit.

Nga ana tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se gati një vit pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit, vendi i tij tani po lufton në shtatë fronte.

“Sot, Izraeli po mbrohet në shtatë fronte kundër armiqve të qytetërimit,” tha ai në një deklaratë .

Ai tha se ato përfshijnë Hezbollahun e mbështetur nga Irani në veri, Hamasin në Gaza, Houthis në Jemen, “terroristët” në Bregun Perëndimor dhe milicitë shiite në Irak dhe Siri.

“Dhe ne po luftojmë kundër Iranit, i cili javën e kaluar gjuajti mbi 200 raketa balistike direkt në Izrael dhe që qëndron pas kësaj lufte me shtatë fronte kundër Izraelit”, tha Netanyahu.

Ai tha se po mban premtimin e tij për të ndryshuar balancën e fuqisë në veri midis Izraelit dhe Libanit. Izraeli ka nisur gati 9,000 sulme në Liban që nga 8 tetori dhe Hezbollah ka nisur 1,500 sulme në të njëjtën periudhë kohore, sipas të dhënave të ACLED.